Analiza e intolerancës ushqimore – Cilat janë mundësitë e tij dhe për çfarë duhet të tregohemi të kujdesshëm?
Testi i intolerancës ushqimore tregon ato ushqime që duhen shmangur për një periudhë të caktuar kohe (zakonisht 2-3 muaj) dhe rezultatet (humbje peshe) janë shumë të mira, madje edhe në javët e para!
Shpeshherë, e ngrëna, na dhuron një kënaqësi të pafundme, që arrin të ngopë edhe shqisat tona, por ndonjëherë, ama, mund të na bëjë keq. Në të tilla raste, trupi ynë na flet në një gjuhë kaq të thjeshtë… por sigurisht, të tijën, që ne, herë e kuptojmë dhe herë jo, e më të shumtën e kohës, e keqkuptojmë.
Nëse ndjeni fryrje, spazma, dhembje koke, aritmi, luhatje humori, etj, këto janë shenja që organizmi juaj që nuk e pranon më një lloj të caktuar ushqimi dhe është fjala për intolerancë ushqimore.
Simptomat nuk shfaqen menjëherë pas marrjes së ushqimit, si në rastin e alergjive. Ato mund të shfaqen pas 2-3 ditë ose më shumë pas konsumimit të një ushqimi te caktuar. Nga ushqimet qe përdoren shpesh, mund të shfaqet reagimi i vazhdueshëm i organizmit ndaj tyre.
Reagimet mund të paraqiten në formë të “maskuar”, kjo do të thotë qe ne qoftë se një person që konsumon në ditë një ushqim qe nuk mund të tolerojë, ai kurrë nuk mund të dyshojnë që ushqimi është shkaku i problemeve te tij.
Në alergjitë ushqimore, një substancë alergjenike në pjesën më të madhe të personave provokon një zinxhir reaksionesh në sistemin imunitar, si prodhimi i antitrupave. Këto provokojnë çlirimin e substancave si histamina, që provokojnë simptoma të ndryshme: kruajtje, rrufë, kollë, teshtima. Dhe mund të kenë dhe pasoja më të rënda.
Zakonisht, alergjia ushqimore është e trashëguar dhe varet nga doza e konsumuar. Intoleranca ushqimore përfshin metabolizmin, por jo sistemin imunitar. Trupi ynë, në pak fjalë, thjesht limitohet në tretjen e një substance, por disa herë mund të tolerojë sasi të vogla.
Le të shohim se çfarë është e intoleranca ushqimore. Ajo është një dukuri kur organizmi ka intoleranca ndaj ushqimeve të ndryshme. Këto ushqime mund të jenë ushqimet e përditshme që në dukje janë të padëmshme.
Kush do ta kishte imagjinuar se domatja, buka, qumështi dhe ushqime të tjera të tilla mund të shkaktojnë intolerancë?
Ku identifikohet problemin, në të cilën pjesë të trupit tonë? Zakonisht në sistemin e tretjes.
Mungesa e një enzime në traktin gastrointestinale sjell si rezultat paaftësia e zorrëve për të punuar dhe absorbuar disa ushqime dhe vlerat e tyre ushqyese.
Shfaqja e problemeve me tretjen, gastritit, fryrja e barkut, pamundësia për të humbur peshë, dhimbja e kokës, shfaqja e akneve në fytyrë, ekzema dhe probleme të tjera me lëkurën të cilat nuk kanë ndonjë arsye të veçantë për tu shfaqur, atëherë duhet të shqetësohemi për to.
Ka një të vërtetë në testin e intolerancës, por jo deri në atë masë sa dëgjojmë. Zakonisht, shumë nga ne arrijmë ta kuptojmë se cilat janë ato ushqime që na shkaktojnë fryrje barku ose ndonjë problem tjetër me intolerancën. Dhe duke hequr dorë nga këto ushqime kuptojmë që simptomat largohen.
Është e drejtë të bëhet testi (test hematologjik) por pasi është ndjekur me saktësi një program i duhur ushqimor. Nëse nuk ka rezultat, atëherë bashkëpunimi i dietologut dhe alergologut do të na ndihmojë të marrim një vendim të drejtë dhe do të na tregojë rrugën e drejtë duke parandaluar çdo mundësi që të mund të na keq informojë.
Nuk është e drejtë të ndjekim diçka të cilën na i ka propozuar një miku ynë dhe jo dikush që ka njohuri të drejtpërdrejta dhe të duhura.
Kurthi që mund të bjerë dikush është që të bëjë një test të rremë nga dikush i cili nuk është i besueshëm dhe ti tregojë se testi tregon se është alergjik nga sheqeri, mielli, veza, dhe ushqime të tjera, të cilat nëse i analizojmë mirë janë përbërës të shumë ushqimeve të cilat nëse konsumohen në masë konsiderohen si shkaktar të shtimit në peshë.
Zakonisht rezultati është i shoqëruar me këshilla të cilat kanë lidhje të drejtpërdrejtë me dietën mesdhetare, si vaktet e shpeshta, 1.5 litra ujë në ditë, konsumimi i mjaftueshëm i frutave dhe perimeve, si dhe udhëzime të tjera të tilla, të cilat nëse dikush i ndjek gradualisht do të ketë rezultat.
Durimi dhe këmbëngulja janë zgjidhja dhe jo teste magjik dhe joreal që premtojnë shumë dhe kanë si qëllim të vetëm sigurimin e përfitimeve për ata që i manifestojnë.
Nëse do të kishte teste “magjikë” atëherë nuk do të duhej t’ju ngarkoheshin kaq shumë detyra dhe përgjegjësi dietologëve kanë si qëllim të vetëm sigurimin e përfitimeve për ata që i manifestojnë.
Nëse do të kishte teste “magjikë” atëherë nuk do të duhej t’ju ngarkoheshin kaq shumë detyra dhe përgjegjësi dietologëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A