Hapi i parë drejt kujdesit të fytyrës është përcaktimi i problemeve si dhe tipit të lëkurës. Nuk është e thënë kotë: “Bona diagnosis, bona curatio” – diagnostifikim i mirë, shërim i mirë.
Mr.Ph. Krenar Dobroshi
Farmacist & Magjistër për kozmetikë
Qendra estetike-kozmetike “Estethica”
044/049 344-284, 038/733-407
Profesionistët në këtë drejtim bëjnë analizën e fytyrës në mënyra të ndryshme. Disa thjesht me atë të syrit, disa me ndihmën e zmadhuesve, të tjerë përmes aparateve profesionale të dedikuara për fytyrë.
Përparësitë e analizës së fytyrës përmes aparateve profesionale janë të shumta: bëhet analiza e shtresave të thella të lëkurës (epidermisi dhe dermisi), analizohen të gjitha parametrat e lëkurës duke u krahasuar me standarde të moshës, përcaktohen kremrat e adekuat për atë lëkurë, përcaktohen tretmanet e sakta sipas nevojës, dhe përcaktohet tipi specifik i lëkurës.Parametrat që analizohen
Karakteristikat e lëkurës janë ato parametra të cilat e përcaktojnë moshën dhe gjendjen e lëkurës. Ndër kryesoret që analizohen janë: hidrimi (lagështia), elasticiteti, temperatura, yndyra (sebumi), poret, rrudhat dhe pigmentimi. Të lartpërmendurat krahasohen me moshën reale të personit dhe maksimumin e lejuar për atë parametër. Shembull: personi mund t’i ketë 35 vjet mirëpo sipas analizës rezulton që ka rrudha shumë më shumë, sikurse një 50 vjeçar.
Tipat e lëkurës
Në përgjithësi pranohen 4 tipa kryesorë të lëkurës – e thatë, e yndyrshme, e ndjeshme, dhe e kombinuar.
Lëkura e thatë – nuk ka yndyrë dhe zakonisht është pa probleme me akne. Një lëkurë e thatë ka nevojë për hidrim. Zgjidhni pastrues në bazë të gelit dhe jo të sapunit ngase mund të dehidrohet edhe më tepër. Poashtu toniku duhet të zgjidhet në mënyrë adekuate që të përshtatet me pH-në e lëkurës.
Lëkura e yndyrshme – karakterizohet me shkëlqim, pore të zgjeruara dhe shpesh probleme me akne. Ndonjëherë lëkura e yndyrshme hasë probleme me dehidrim. Është shumë e rëndësishme mbajtja e një balance në mes të yndyrës dhe hidrimit të lëkurës. Përzgjedhja e kremrave duhet të bëhet me kujdes ngase një krem i dedikuar për lëkurë të thatë mund të shkaktojë akne. Një pastrues për fytyrë dhe një tonik i cili i lufton poret dhe pikat e zeza (‘blackheads’) është i domosdoshëm.
Lëkura e kombinuar – është karakteristikë e mbi 70% të njerëzve. Nga 70%, zonën T e kanë 95% e tyre. Ngjashëm me lëkurën e yndyrshme bëhet përzgjedhja e produkteve; vetëm duhet të ketë kujdes që të jenë më pak agresive.
Lëkura e ndjeshme – karakterizohet me skuqje dhe irritim ndaj agresorëve të jashtëm si, dielli, tymi dhe ajri i ndotur. Një pastrues dhe tonik i butë, janë të preferuara.
Duhet mbajtur në mend se të gjithë tipat e lëkurës kanë nevojë për fërkim (eksfoliant) njëherë në javë të paktën.Shumë njerëz mund të kenë karakteristika tjera nga tipi i lëkurës. Shembull, një lëkurë e yndyrshme mund të jetë e dehidruar. Shumica do të japin një diagnostikim të gabuar duke menduar se dehidrimi nënkupton lëkurë të thatë dhe sugjerojnë kremra shumë të yndyrshëm. Prandaj, është e nevojshme që një analizë e tillë të bëhet paraprakisht, pastaj të vendoset për produkte dhe tretmane. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Sekreti i çifteve të lumtura qëndron në gjestet e vogla, pohon terapisti

Kurrë mos iu arsyetoni partnerit për këto tri gjëra!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës