Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Serbi, Dushan Janjiq, vlerëson se nuk ka pasur kushte objektive për diskutimin e sotëm në Bruksel lidhur me heqjen e dinarit nga sistemi i pagesave të Kosovës, me ftesë të të dërguarit special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.
Janjiq vlerëson se “veprimi që ndërmori Prishtina, Qeveria e Kosovës dhe jo (kryeministri i Kosovës) Kurti, është legal, dhe për këtë në dhjetor ishin informuar QUINT-i dhe Beogradi”.
“Nuk është e mundur të bëhet në nivel teknik, kërkon dialog politik. Siç e dimë gjithçka që duhej të ndodhte në dialogun politik, përfundoi në vitin 2023. Po vijnë zgjedhjet evropiane, ndryshimi i lehtësuesve. Roli i takimit të sotëm është të blihet kohë dhe të krijohet një platformë politike mbi bazën e së cilës Banka Kombëtare e Serbisë dhe Banka Qendrore e Kosovës do të bien dakord për disa zgjidhje alternative për transferimin e parave”, tha Janjiq për N1.
Mungesa e palës kosovare në takimin e sotëm ishte e pritshme për të.
“Nga Prishtina ka qenë një njoftim se nuk do të vijnë, vetë dialogu është thirrur para së gjithash për shkak të nevojave politike të Lajçakut, por edhe të QUINT-it”, ka theksuar ai.
Ai shton se në këtë moment është e nevojshme të zgjidhet dorëzimi i parave nga Serbia për përfituesit në Kosovë në këta tre muaj, për sa është vazhduar (shtyrja e zbatimit të vendimit).
“Nuk ka justifikim që të përdoret për nevoja politike shpërndarja e parave, të shpërndahen pesë deri në 10 mijë dinarë, të formohen radhët e serbëve në bazë të obligimeve të punës, kjo çështje të depolitizohet dhe të gjendet një zgjidhje teknike për pagesa e këtyre benificioneve deri në afat, tani për tani janë tre muaj, ndoshta do të shtyhet, kjo duhet të pritet. Por, gjithçka tjetër që ka të bëjë me dinarin në sistemin e pagesave të Kosovës ka përfunduar. Dinari nuk mund të kthehet në sistemin e pagesave të Kosovës, as nuk është sipas ligjeve të Kosovës dhe as QUINT-i nuk dëshiron ta bëjë këtë”, tha Janjiq, transmeton Telegrafi.
Ai tregon se deri në fund të zgjedhjeve evropiane janë të mundshme vetëm takime në nivel teknik ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë.
“Prishtina e ka refuzuar, sepse (negociatori i saj) Bislimi kërkon që dikush nga Banka Qendrore e Kosovës të vijë me të, Beogradi nuk është pajtuar me këtë, po luhet një lojë politike”, vlerëson Janjiq.
Në anën tjetër, sipas tij, edhe pse sistemi i harmonizuar i pagesave në Kosovë, që të mos ketë dy valuta, ishte planifikuar dhe për të ishin njoftuar edhe Beogradi edhe QUINT-i në dhjetor, ai është i njëanshëm, siç thuhet nga SHBA-të, sepse Qeveria e Kosovës nuk ka shikuar të gjitha pasojat e asaj lëvizjeje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës