LAJMI I FUNDIT:

Analisti boshnjak citon një deklaratë të Kurtit për “shkëmbim të territoreve” – reagon Richard Grenell

Analisti boshnjak citon një deklaratë të Kurtit për “shkëmbim të territoreve” – reagon Richard Grenell

Analisti boshnjak, Jasmin Mujanoviq, ka bërë të ditura disa nga deklaratat e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference online.

Sipas tij, Kurti ka thënë se bisedat për shkëmbimin e territoreve filluan gjatë mandatit të Federica Mogherinit dhe ishte udhëhequr nga zyrat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përcjell Telegrafi.

Siç ka cituar analisti boshnjak kryeministrin Kurti, “Grenell e mori këtë ide dhe ka vazhduar të bëjë presion në bllokun e Kurtit për tu pajtuar me atë që ai (Kurti) mendon se është një zgjidhje e shpejtë dhe e pamatur”.


Dhe ndaj një deklarate të tillë ka reaguar Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i administratës së Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai e ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë.

Analisti boshnjak: Kurti lë të kuptohet se partia e tij do të mbështesë protestat masive kundër çdo qeverie të re
Lexo po ashtu Analisti boshnjak: Kurti lë të kuptohet se partia e tij do të mbështesë protestat masive kundër çdo qeverie të re

“Nuk ka pasur absolutisht bisedime për shkëmbim territoresh nga ana ime – dhe nuk është diskutuar prej askujt tjetër në praninë time. Këtë e kemi thënë shumë herë”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Siç bëhet e ditur, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka mbajtur një konferencë për mediet ndërkombëtare, e cila është organizuar nga “PresseClub Concordia” me seli në Vjenë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori