Analistët vlerësojnë se Qeveria Kurti, e votuar të hënën në Kuvendin e Kosovës, do të përballet me shumë sfida, kurse disa pika të marrëveshjes për bashkëqeverisje nga LVV dhe LDK, do të jenë vështirë për t’u realizuar në mandatin e parë.
Qeveria Kurt do t’i ketë gjashtë ministra nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe gjashtë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa tri ministri do t’i udhëheqin minoritetet.
Me marrëveshjen e arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, Qeveria e re do t’i ketë dy zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.
Por, cilat janë pritjet nga koalicioni qeverisës LVV-LDK?
Valmir Ismaili nga Demokracia Plus ka thënë për Telegrafin, se parimet e vendosura në marrëveshjen për qeverisje ndërmjet LVV-së dhe LDK-së janë sfiduese në shumë aspekte dhe se do të jetë interesant që të shihet realizimi i tyre në praktikë.
“Për më tepër është interesant të shihet se si do të shkoj bashkëpunimi i këtyre dy subjekteve politike për tema të caktuara, si p.sh: depolitizimi i bordeve të ndërmarrjeve publike apo të diplomacisë, kur e dimë që në të kaluarën LDK ka qenë partnere në politizim të këtyre ndërmarrjeve. Kërkesa për vazhdim me ambasadën britaneze, si dhe të asaj amerikane dhe gjermane mund të shihet si një lloj garance që kjo të ndodhë”, është shprehur ai.

Ismaili ka thënë se disa pika të marrëveshjes për bashkëqeverisje nga LVV dhe LDK, do të jenë vështirë për t’u realizuar në mandatin e parë.
“Shumë pika në marrëveshje duhet kohë që të realizohen, përderisa disa prej tyre me siguri që nuk do të mund të arrihen brenda mandatit të parë ose në proces e sipër do të ndryshojë qasja ndaj tyre”, ka thënë Ismaili.
Ndërsa, analisti politik, Blerim Vela ka thënë se marrëveshja për bashkëqeverisje i ka të përfshirë ‘siguresat’ për kontroll të pushtetit të ndërsjelltë mes partnerëve qeverisës.
“Kjo pritet të reflektohet edhe në punimet e Kuvendit ku partnerët e koalicionit do të ‘kontrollojnë’ njëra-tjetrën përmes rolit mbikëqyrës të komisioneve parlamentare. Në pamje të parë, duket e pamundur që njëra prej partive të dominoj koalicionin qeverisës”, ka thënë Vela, për Telegrafin.
Gjithashtu, sipas analistit Vela, llogaridhënia e Qeverisë do të varet nga aktivizimi i opozitës në Kuvend.
“Shfaqja e djeshme nga opozita e re, ku personat pa kredibilitet dhe integritet kritikonin koalicionin e ri, jep pak shpresë se ata do të arrijnë që të luajnë rolin e vet të rëndësishëm në demokraci- të jenë kritikues, korrigjuese dhe alternative e qeverisë. Dje ka perënduar modeli i vjetër i bërjes së politikës dhe partitë opozitare duhet të përqafojnë ndryshimin dhe t’i japin hapësirë kuadrove të reja”, ka shkruar Vela në postimin e tij në Facebook, ku ka komentuar marrëveshjen LVV-LDK.

Vela ka thënë se ndryshimi cilësor në qeverisje nga koalicioni i ri do të matet edhe me mënyrën se si e trajtojnë kritikën dhe alternativat e prezantuara nga opozita, mediet dhe shoqëria civile.
Në këtë drejtim nuk duhet përsëritur gabimet e qeverisës së kaluar por duhet zbatuat standard të ri.
Ndryshe, Qeverinë Kurti e kanë votuar 66 deputetë.
Kabineti qeveritar përbëhet nga Haki Abazi-zëvendëskryeministër, Avdullah Hoti- zëvendVwskryeministër, Glauk Konjufca (Ministria e Punëve të Jashtme), Albulena Haxhiu (Ministria e Drejtësisë), Besnik Bislimi (Ministria e Financave), Rozeta Hajdari (Ministria e Ekonomisë), Arben Vitia (Ministria e Shëndetësisë), Blerim Reka (Ministria e Integrimeve Evropiane), Lumir Abdixhiku (Ministër i Infrastrukturës), Agim Veliu (Ministër i Punëve të Brendshme), Anton Quni (Ministër i Mbrojtjes), Hikmete Bajrami (Ministre e Arsimit), Vlora Dumoshi (Ministre e Kulturës), Besian Mustafa (Ministër i Bujqësisë). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës