Përfaqësues të shoqërisë civile thonë se Qeveria ishte dashur të jetë më e shpejtë në publikim e Programit Qeverisës, duke theksuar se deri më tani ka qenë një start i heshtur i ekzekutivi.
Ata tregojnë edhe prioritetet që duhet të ketë Qeveria, duke thënë se sigurimi i vaksinës, rimëkëmbja ekonomike dhe sundimi i ligjit në aspektin e brendshëm duhet të jenë prioritet.
Arton Demhasaj nga organizata “Çohu”, tha se Qeveria Kurti ka pasur një start të heshtur, ndërsa për prioritet përmendi sigurimin e vaksinës anti -Covid rimëkëmbja ekonomike, sundimi i ligjit si çështje me prioritet.
“Momentalisht është menaxhimi i pandemisë si që çështje imediate dhe që nuk pret është që sa më shpejtë të fillohet me vaksinim masiv të qytetarëve. Është e rëndësishme edhe barnat për paciente që janë në klinikat spitalore. Rimëkëmbja ekonomike është një tjetër çështje e rëndësishme sepse masat e marra vazhdimisht kanë dëmtuar bizneset. Sektori i drejtësisë është po ashtu i rëndësishëm, cili ka nevojë për reforma, pra me një proces të vettingut, të përgatitur mirë”, tha Demhasaj, për Ekonomia Online.
Prioritet të ngjashme për Qeverinë Kurti, sa i përket aspektit të brendshëm përmend edhe Emir Abrashi hulumtues në Demokraci Plus.
Ai thotë se Kosova deri më ta s’ka siguruar vaksinën as për personelin shëndetësor nëse kihet parasysh që duhet të vaksinohen nga dy herë.
Ai po ashtu ka përmendur sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit .
“Fokusimi në luftën e korrupsionit dhe realizimin e premtimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore, në mënyrë që Kosovë të kthehet në shtet ligjor ashtu çfarë e kërkon edhe ShBA e BE-ja”, ka thënë Abrashi.
Ndërsa në rrafshin e Jashtëm sipas tij, prioritet duhet të jetë dialogu dhe përfundimi i këtij procesi.
“Në rrafshin e jashtëm Republika e Kosovës duhet t’i kthehet sa më parë dialogut por këtë duhet ta bëjë përmes një strategjie e cila duhej të hartohej së bashku me opozitën dhe shoqërinë civile .Qeveria duhet t’i kthehet më konstruktivitet këtij procesi dhe me synimin që ti jept epilog këtij procesi me njohje reciproke”, tha ai.
Për mungesën e Programit qeverisë, Kurti ka marr kritika edhe nga paritë opozitare.
Ndërsa, Kurti ka thënë se Programi Qeverisës do të miratohet së shpejti në Qeveri e do të dërgohet për diskutim në Kuvend.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025