LAJMI I FUNDIT:

Analistët për ‘përplasjet’ e Thaçit me deputetët: Debat i një niveli shumë të ulët dhe zhgënjyes për opinionin

Analistët për ‘përplasjet’ e Thaçit me deputetët: Debat i një niveli shumë të ulët dhe zhgënjyes për opinionin

Përplasje të shumta verbale u zhvilluan të premten gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor Parlamentar, në mes të Presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe anëtarëve të tjerë të këtij Komisioni.

Qëllimi i kësaj mbledhje ishte raportimi i Presidenti të Kosovës, Hashim Thaçi për deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova, e cila nuk shkoi siç edhe ishte paraparë.

Analistët  e çështjeve politike duke folur për Telegrafin debatin e vlerësuan të një niveli shumë të ultë, me tema zhgënjyes për opinionin.


Analisti dhe njohësi i çështjeve politike Belul Beqaj tha se synimi për të zbardhë të vërtetën për skandalin më të dëmshëm në fushën e drejtave njerëzore që ka ndodhë me deportimin kidnapues të shtetasve turq nuk është arrit.

Thaçi ‘përplaset’ edhe me deputetin Xhelal Sveçla, nuk u përgjigjet pyetjeve të tij
Lexo po ashtu Thaçi ‘përplaset’ edhe me deputetin Xhelal Sveçla, nuk u përgjigjet pyetjeve të tij

Sipas tij, presidenti Thaçi i frikësohet publikimit të vërtetës për rolin e paevitueshëm që e ka pasur ai në këtë skandal.

“Zëvendësimi i tezës së kryetarit për të formuar Komisionin që do të kishte për qëllim hetimin e Komisionit që edhe atë e ka marr në pyetje më krijoi përshtypjen se ai tmerrësisht i frikësohet publikimit të vërtetës për rolin e paevitueshëm që e ka pasur në këtë skandal”, ka thënë Beqaj.

Presidenti Thaçi thotë se Komisioni Hetimor ka bërë shkelje të ligjit duke angazhuar ekspert të huaj
Lexo po ashtu Presidenti Thaçi thotë se Komisioni Hetimor ka bërë shkelje të ligjit duke angazhuar ekspert të huaj

Analisti Beqaj po ashtu tha se presidenti i vendit është sjell si monark.

“Ai në takim është sjell si monark që është mbi ligjin dhe të vërtetën. Aty nuk u kontestuan faktet por kush i ka argumentuar faktet, kjo është ofenduese për një kryetar që tërë karrierën e ka ndërtuar duke mashtruar qytetarët dhe ndërkombëtarët. Ai dhe poltronët rreth tij s’po kuptojnë se e vërteta për të bëmat e tij, herë do- kurdo del në shesh. Dhe e vërteta për Hashim Thaçin do të ketë përfundim të kobshëm”, tha tutje ai.

Deputeti Selmanaj, Thaçit: Ti ke gisht në dëbimin e turqve
Lexo po ashtu Deputeti Selmanaj, Thaçit: Ti ke gisht në dëbimin e turqve

Ndërsa, politologu Ramush Tahiri theksoi se në këtë debat nuk kishte nivel profesional, nuk respektohej as rregulla e mirësjelljes dhe as dispozitat ligjore dhe Kushtetuese.

Sipas Tahirit, kur merren krerët e lartë të shtetit në pyetje duhet të jetë një mbledhje e veçantë dhe të shkojë çdo gjë e mbyllur, pasi opinionit duhet t’i drejtohen me një komunikatë.

“Debati i djeshëm në Komision me presidentin ishte nivel shumë i ultë, me tema përshkrues zhgënjyes për opinionin. Duket që ka qenë i përgatitur shumë keq edhe nga sekretaria, pasi nuk i pasur parametrat themelor për t’u mbajtur një debat i tillë. Në këtë fazë të gjithë anëtarët  e komisionit për çështje të caktuara duhet të kalojnë certifikatën e sigurisë dhe duhet të nënshkruajnë dokumentin përkatës për ato që kanë të bëjnë me ato që paraqiten, dëgjohen ose shqyrtohen dhe që janë të sigurisë të lartë për vendin si dhe që rrezikojnë vendin ose shërbimet në ato që janë të përshirë. Presidenti në këtë rast ka të drejtë të bëjë pyetje dhe të sqaroj çështjet e sigurisë”, u shpreh ai.

​Thaçi, Qunit: Je një mercenar
Lexo po ashtu ​Thaçi, Qunit: Je një mercenar

Tahiri gjithashtu potencoi se Presidenti çdo herë para se të flas diçka duhet t’ia tërheq vërejtjen anëtarëve nëse ka për të thënë diçka të ndjeshme.

“Komisioni duhet të marr përgjegjësi për pasojat që mund të ndodhin sepse presidenti është i detyruar ose jo, me ligj dhe Kushtetutë të thotë diçka për të cilën e konsideron që është e fshehtë”, tha ndër të tjera, Ramush Tahiri.

Pas 'përplasjeve' të Presidentit Thaçi me deputetët, përfundon mbledhja e komisionit për rastin e shtetasve turq
Lexo po ashtu Pas 'përplasjeve' të Presidentit Thaçi me deputetët, përfundon mbledhja e komisionit për rastin e shtetasve turq

Ndryshe, debati i së premtes në Komisionin Hetimor Parlamentar, i cili u mbajt në Kuvendin e Kosovës, filloi në orën 13:00 për të përfunduar pa raportimin e presidentit rreth orës 16:00, me një orë pushim. /Telegrafi/

Thaçi-Kurteshit: Më je lutur si zvarranik kur je bërë Avokat i Popullit
Lexo po ashtu Thaçi-Kurteshit: Më je lutur si zvarranik kur je bërë Avokat i Popullit

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori