Me incidente të shkaktuara nga pala serbe janë përcjellur Samiti i Dytë Dixhital i vendeve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Beograd dhe konferenca ministrore për Ballkanin Perëndimor “Veprimi Rajonal i Klimës në Ballkanin Perëndimor”, që u mbajt në Tiranë, ku po merrnin pjesë edhe përfaqësues të Qeverisë së Kosovës.
Në Samitin e Dytë Dixhital të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Beograd, gjatë fjalimit të ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe përfaqësuesit nga ICK (Inovation Center Kosovo) Shpend Lila, një femër nga publiku ka ndërprerë fjalimet e tyre duke thënë se ‘Kosova nuk mund të quhet shtet”.
Ndërsa, në samitin për “Klimën në Ballkanin Perëndimor’, pala serbe dhe OKB-ja nuk e kanë pranuar Kosovën në tryezë me të drejta të plota, si dhe protokolli që ka diktuar OKB-ja caktonte se shteti i Kosovës duhet të ishte e përfaqësuar nga sigla e UNMIK-ut.
Këto incidente si dhe incidentet që kanë ndodhur më herët, njohësit e këtyre rrethanave në pronocimet e tyre për Telegrafin, i kanë vlerësuar si veprime jo normale, të cilat janë rrjedhojë e idesë për ndarje të Kosovës, si dhe pasojë e dialogut Kosovë-Serbi.
Politologu Ramush Tahiri, ka thënë se të gjitha incidentet janë pasojë e marrëveshjes së arritur në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për mënyrat e paraqitjes dhe të pjesëmarrjes së Kosovës në organizatat rajonale e ndërkombëtare.
“Pra Republika e Kosovës përfaqësohet me Kosovo dhe asteriks në fund të emrit, pra sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB. Atëherë ishte thënë se kjo është fjollë bore që shkrihet shpejtë … Por që duket se nuk po ndodhë kështu. Kur po ndodhë rasti që Kosova dëshiron të prezantohet nën emrin e saj kushtetues Republika e Kosovës, atëherë po ndodhë kundërshtimi i Serbisë, dhe Kosova po duhet ta lëshojë takimin ose të pranojë emërtimin me asteriks. Kështu ndodhi edhe në Tiranë kur ministri i Shqipërisë në shenjë solidarizimi e lëshoi takimin të cilin vet e kishte thirr dhe ishte organizator, por vendet e tjera vazhduan takimin. Me herët kështu kishte ndodhi edhe në takimin e CEFTA -as në Prishtinë”, ka thënë Tahiri për Telegrafin.
Sipas tij, Serbia mos pranimin e Kosovës si shtet të pavarur e ka si politikë nacionale.
“Kosova po e akuzon Serbinë që nuk po e pranon realitetin dhe nuk po e pranon Kosovën si shtet dhe që po e pengon anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, gjë që Serbia nuk po e mohon. Përkundrazi, po thotë se e ka politikë nacionale mos pranimin e pavarësisë së Kosovës si akt të shpallur njëanshëm, u shpreh Tahiri.
Tahiri tha se Kosova ka dështuar në dialogun e Brukselit, pasi në marrëveshjet me Serbinë, Kosova e ka vendos juridikisht në mëdyshje shtetësinë e saj duke i dhënë një rol e status të veçantë Serbisë.
“Kosova e ka ri aktualizuar Rezolutën 1244, duke mos e shfrytëzuar fare mendim – vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, e cila e dëshmoi se shpallja e pavarësisë ishte e drejtë dhe në harmoni me ligjin dhe të drejtën ndërkombëtare dhe nuk është në kundërshtim me Rezolutën 1244 dhe nuk ishte akt i njëanshëm”, vlerësoi Tahiri
Ndërsa, analisti Belul Beqaj theksoi se të gjitha veprimet abnormale që kanë ndodhë, duke përfshirë edhe incidentin në Tiranë janë rrjedhojë e idesë për ndarje të Kosovës.
“Ngase, vrasja e Oliver Ivanoviqit, ‘treni serb’, presioni ndaj pjesëtarëve të FSK-së, deportimi i Gjuriqit, Interpoli, çnjohjet e shtetit të Kosovës… Krejt këto janë ‘argumente’ se serbët dhe shqiptarët nuk mund të jetojnë bashkë. Prandaj nëse nuk bëhet ndarja mes tyre vazhdimisht do të kemi shkak për casus beli (shkak për luftë)”, ka thënë Beqaj për Telegrafin.
Ndryshe për incidentin në Beograd ka reaguar të premten edhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i cili ka thënë se Serbia, loboi sërish kundër shtetit dhe pavarësisë së Kosovës.
Ministri i MPJ-së, Pacolli ftoi Bashkimin Evropian që ta disiplinoj Serbinë, përndryshe Kosova në të ardhmen nuk do të marr pjesë në konferenca të këtij lloji. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri