Idetë për shkëmbim të territoreve ndërmjet vendeve dhe popujve të Ballkanit, do të mund të ishin fatale për shtetin e Kosovës nëse do të realizoheshin në praktikë, thonë njohësit e zhvillimeve politike.
Zgjidhjet etnike në epokën e shteteve moderne, sipas publicistit Halil Matoshi, janë modele të tejkaluara. Andaj, si të tilla, vijon ai, do të duhet konsideruar si të papranueshme.
“Në këtë rast, Kosova praktikisht nuk e kontrollon as territorin e vet, në veri të vendit, domethënë në tri komunat me shumicë serbe e lëre më Luginën e Preshevës me të cilën pretendohet shkëmbimi i territoreve. Pra, vetëm ideja si e tillë është tepër e dëmshme për shtetin e Kosovës”, thotë Matoshi.
Sa herë që flitet për shkëmbim të territoreve në raportet Kosovë-Serbi, në analizat e para përmendet si opsion shkëmbimi i pjesës veriore të Kosovës me Luginën e Preshevës në Serbi. Por, ide të tilla, sipas Halil Matoshit, si pasojë fillestare kanë humbjen e resurseve të çmueshme ekonomike që i posedon Kosova në pjesën veriore, si Trepça dhe Liqeni i Ujmanit. Kurse, si efekt final, një aventurë e tillë politike, thotë ai, do të mund të përmbyllej me zhbërjen e shtetit të Kosovës.
Ndërkohë, politologu Ramush Tahiri rikujton një rast historik kur kishte marrëveshje për këmbim territoresh dhe popullatash, siç ishte rasti me Marrëveshjen e Lozanës, ndërmjet Turqisë dhe Greqisë. Por, pavarësisht kësaj marrëveshjeje, problemi i ishujve kishte mbetur dhe ishte trashëguar. Në rastin e Kosovës, Tahiri thotë se liderët duhet të tregohen të aftë që të gjejnë zgjidhje, të cilat do të ishin të pranueshme dhe nuk do të sillnin konflikte.
“Me njohuritë e mia, do të thotë pa qenë Kosova anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe pa e rrumbullakuar subjektivitetin ndërkombëtar dhe sovranitetin e plotë, nuk mund të bisedojmë për territore. Nëse Kosova hyn në bisedime me Serbinë apo Beogradin, ju e dini që Beogradi thotë që po bisedon me përfaqësuesit e shqiptarëve. Pra, Beogradi mundohet ta paraqesë një karakter fisnor të bisedimeve, për të drejtat e shqiptarëve”, thekson Tahiri.
Para se të mendojë për territore e ndryshim kufijsh, Kosova, thekson Ramush Tahiri, duhet t’i përmbyllë disa çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me funksionimin e një shteti të pavarur e sovran. Në raport me Serbinë, ai preferon që çështja të rregullohet duke integruar pjesën veriore të Kosovës të populluar me shumicë serbe, e cila do t’i ruante lidhjet me Serbinë në fusha si arsimi, shëndetësia e kultura.
Idetë për ndarje e shkëmbim territoresh, jo vetëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por vendeve të ndryshme të Ballkanit që po përballen me probleme ndër-etnike, janë përfolur si nga intelektualë e politikanë në Kosovë ashtu edhe nga disa përfaqësues të caktuar ndërkombëtar. Por, këto ide, në formën zyrtare publike, nuk janë ngritur si pjesë e diskutimeve në negociatat politike. Në procesin e Vjenës, kur me ndërmjetësimin ndërkombëtar ishte diskutuar për statusin e Kosovës, ndarja e Kosovës apo bashkimi i saj me një vend tjetër, ishin lënë anash tavolinës së diskutimeve, duke mos lejuar as hapjen e kësaj çështjeje për negociata. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa