Analistët politikë thonë se lidri i LVV-së, Albin Kurti, i cili po synon udhëheqjen e Qeverisë së Kosovës, po tenton që të “blejë” kohë edhe më tutje para mandatimit për kryeministër, në mënyrë që të arrijë marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës. E kjo e fundit nuk i ka ende emrat e ministrave dhe zëvendësministrave, në rast të një koalicioni.
Takimin e nesërm të kryesisë së LDK-së, analistët e shohin si përpjekje e fundit që të arrihet një kompromis me Lëvizjen Vetëvendosje.
Lidhja Demokratike e Kosovës nesër do të mbajë dy mbledhje të rëndësishme, atë të Kryesisë dhe të Grupit Parlamentar, e cila thuhet se do të jetë edhe lëvizja e fundit e LDK-së për të qartësuar qëndrimin e saj, karshi koalicionit me LVV-në.
Njohësi i çështjeve politike, Rasim Alija për KosovaPress, thotë se brenda kësaj kryesie janë shtuar zërat e mos-besueshmërisë ndaj partisë që udhëheq Albin Kurti.
“Besoj që kjo është një përpjekje e fundit e Lidhjes Demokratike të Kosovës që të arrihet një kompromis me Lëvizjen Vetëvendosje në formimin e Qeverisë, se sa do të jetë e mundshme nesër një marrëveshje brenda vet subjektit politik të LDK-së, karshi kërkesave të Lëvizjes Vetëvendosje, ose me formimin e një koalicioni. Mirëpo, siç duket është tentativë e fundit që Lidhja Demokratike e Kosovës e bën që të krijojë një zë unik brenda subjektit politik të saj, sepse dihet se kohëve të fundit janë shtuar zërat në kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës për klimën e mos-besueshmërisë karshi Lëvizjes Vetëvendosje me një qeverisje të mundshme mes LDK-së e LVV-së”, thotë Alija.
Mediat kanë raportuar se LVV tanimë i ka bërë një ofertë LDK-së, pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar të Kuvendit, duke ofruar LDK-së që t’i merr gjashtë ministri, nga katër sa do t’i kishte Lëvizja Vetëvendosje.
Ndërkohë, nesër do të zhvillohet edhe një takim tjetër konsultativ në mes presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të VV-së, Albin Kurti.
Në lidhje me këtë, Alija thotë se Kurti po tenton që të “blejë” kohë në mënyrë që në anën tjetër të arrihet një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Kurti po tenton që të blej kohë edhe më tutje që rrjedhimisht të ketë një marrëveshje me LDK-në si partner kryesor i bashkëqeverisjes e që kjo në terma të thjesht i bie që edhe Kurti e dinë se pa një qeveri me LDK-në, gjasat që të jetë një qeveri e qëndrueshme dhe e besueshme janë shumë të vogla. Pra, zotit Kurti në këto rrethana i nevojitet me patjetër prezenca e LDK-së në koalicion sepse edhe mund ta formoj qeverinë me votat e pakicës dhe votat tjera, mirëpo me përkrahjen e LDK-së”, shton ai.
Pa një marrëveshje me LDK-në, sipas tij, do të ishte e kotë edhe fillimi i rrjedhjes së afatit ligjor.
E sipas analistit politik Ramush Tahiri, Albin Kurti si lider i partisë që doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit, e ka për obligim që me shkrim ta njoftojë presidentin se kush është kandidat i kësaj partie për kryeministër. Megjithatë, sipas tij, kjo nuk do të ndodhë nesër.
“Vetëvendosja është dashur që para një jave të takohet me presidentin dhe ta merr mandatin. Arsyet e shtyerjes janë partiake, nuk janë kombëtare, as nuk janë shtetërore. Albin Kurti nëse do të jetë kandidat për kryeministër, që pritet sepse është deklaruar, i ka 15 ditë, prej ditës që e merr këtë mandat. Nuk besoj që të hënën ka disponim që të marrë menjëherë mandatin. Ai konsultohet me presidentin dhe me shkrim e njofton presidentin brenda disa ditëve, nëse ka ndonjë siguri që e bën qeverinë. Ai do të bëjë këtë menjëherë në të njëjtën ditë, ose do ta kishte bërë këtë para një jave”, thotë Tahiri.
Sipas tij, LDK do të caktojë kandidatët që do të bëjë ministra, e po ashtu edhe përfaqësuesit e komisioneve parlamentare.
“Sa i përket emrave që do të zgjedhen një zëvendësministër, ministër i brendshëm, ministër i jashtëm ata nuk i kanë emrat. Aty zakonisht vendos kryesia, nuk vendos këshilli kombëtar, por mund të ketë debate sepse do të ketë shumë kandidatë dhe për këtë është e nevojshme mbledhja e Lidhjes Demokratike të Kosovës sepse ka dal partia e dytë fituese dhe e ka rolin në kuvend”, deklaron Tahiri.
Para zhvillimit të takimit, i cili do të mbahet më 6 janar nga ora 15:00, presidenti Thaçi ka thënë se pret që në javët e para të janarit të arrihet një marrëveshje mes partisë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, dhe partnerit qeverisës.kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës