Derisa tashmë ka filluar zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë, analistët kanë filluar të bëjnë parashikimet e para.
Në “Debat Plus” panelistët kanë dhënë parashikimet e tyre në lidhje me komunat që shkojnë pa balotazh.
Ylli Hoxha thotë se do të dëshironte sa më pak komuna të shkojnë pa balotazh pasi sipas tij është më demokratike që qytetarët t’i filtrojnë sa më shumë kandidatët.
“Dëshira ime është që të kemi sa më shumë gara me balotazh në mënyrë që qytetarët edhe pas përzgjedhjes së parë të kenë të drejtën e përzgjedhjes së dytë sepse do të ishte më demokratike. Megjithatë disa komuna do të shkojnë edhe pa balotazh. Në shumë prej komunave do të ketë garë interesante dhe vështirë e parashikueshme. LVV është favorite në zgjedhje por kjo nuk i jep garanci se nëse nuk i kanë bërë mirë përzgjedhjet fitojnë komunat”.
Nga ana tjetër Vehbi Kajtazi thotë se është shumë i sigurt se në komunat serbe Lista serbe do të fitojë zgjedhjet pa balotazh, derisa ka dhënë parashikimin edhe për komunat shqiptare.
“Nga komunat shqiptare mund të jap parashikimin për Istogun prej edhe nga vij. Në Istog mund të them se fiton pa balotazh LDK me kandidatin e saj Ilir Ferati. Peja shkon pa balotazh. Fiton LDK në Pejë. AAK ja ka huq me kandidatin në Pejë. Deçani shkon pa balotazh për AAK-në. Suhareka nuk ka balotazh. Kaçaniku mund te shkojë pa balotazh pasi kryetari ka punuar mirë. Ferizaji, Shtimja, Lipjani, Fushë Kosova shkojnë pa balotazh. Gjasa ka edhe Obiliqi të shkojë pa balotazh”.
Zgjim Hyseni nga PSD thotë se LVV, ka gabuar me kandidaturat e përzgjedhura për komuna.
Ai thotë se menaxhimi i pandemisë mund të ketë ndikim te LVV-ja sidomos në Prishtinë.
“Mënyra se si LVV ka vendosur për kandidaturat lë shumë për të dëshiruar. Dikush që qeveris me 50% të votave nuk është në gjendje të gjejë kandidatë të denjë për kryetarë të komunave”.
Ilir Mirena thotë se balotazhi në shumë raste është i padrejtë për kandidatët.
“Kemi parë raste kur kandidatët në raundin e parë kanë qenë shumë larg tjetrit dhe me makinacione të ndryshme të bëjnë përmbysjen e rezultatit. Ai që është i pari po detyrohet të bëjë pazare me kandidatët tjerë…LVV ka gabuar me kandidatët dhe kjo garë do t’i ngjajë garës së vitit 2017. Unë mendoj se Peja shkon pa balotazh. Votat e PDK-së tashmë do të shkojnë në Pejë për LDK-në. Vushtrrinë besoj se LDK e fiton pa balotazh pasi LVV ka pasur përçarje. AAK qëndron mirë në Istog, Rahovec. Deçanin e fiton pa balotazh”.
Gazmir Raci thotë se LVV e ka të padiskutueshme fitoren në kryeqytet.
“LDK fiton në Istog pa balotazh edhe për shkak të kandidatit. LDK po ashtu mban pa balotazh Fushë Kosovën dhe Vitinë. PDK e merr Ferizajn pa balotazh. AAK merr Deçanin, Junikun dhe Suharekën pa balotazh. LVV merr Prishtinën pa balotazh”.
Arton Demhasaj ka mendime tjera për komunat që fitohen pa balotazh.
“LVV ka gjasa të fitojë pa balotazh në Prishtinë, Prizren dhe Mitrovicë. LDK nuk e fiton Pejën pa balotazh pasi nuk dihet nga shkojnë votat e PDK-së. Në Istog Ilir Ferati ka kundërshtarë të fortë në Istog. AAK pos Deçanit pa balotazh mund të fitojë edhe Rahovecin dhe Suharekën./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![LVV e PDK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/64541-780x439.jpg)
LVV e PDK "përleshen" për një fletëvotim në Prishtinë
![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/05/njohjet-1-780x439.jpg)
Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?
![LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë