Analistët: Gruevski shfrytëzon pushtetin për t’i ikur burgut (Video)

Nikolla Gruevski dhe OBRM-PDUKM-ja po e shfrytëzojnë pushtetin për të shpëtuar veten nga burgu. Prandaj po bëhen gjithë këto skena që aludojnë në një krizë të thellë. Por, kriza mund të kalohet vetëm me përgjegjësinë e kriminelëve para organeve të drejtësisë, dhe ardhjen e fytyrave të reja të pa inkriminuara. Ky është vlerësimi i analistëve Nano Ruzhin dhe Ismet Ramadani, mysafirë në emisionin “Rruga e re” në Tv Shenja. Sipas tyre, jeta politike e kreut të OBRM-PDUKM-së tashmë ka mbaruar prandaj duhet pastruar terreni për një frymë të re politike.
“Nuk mund të themi se kriza po thellohet, kriza kalon nëpër një episodë, që e ka ndërtuar dikush nga pushteti dhe i cili mendon se në atë mënyrë do të kishte mundur të shpëtojë. Atyre do të ju konvenonte që të ketë ndonjë kaos, apo përplasje vetëm për ta shpëtuar kokën e liderit. Po kërkohet rrugëdalje sepse janë të vetëdishëm se janë nën presion. Dhe janë të vetëdishëm për veprat që i kanë bërë. Ata janë duke luftuar për mbijetesën e tyre personale”, ka thënë analisti Nano Ruzhin.
Analisti Ismet Ramadani kritikon edhe partitë shqiptare në parlament BDI dhe PDSH të cilat sipas tij, shumë vonë kanë kuptuar se nuk duhet të përkrahin verbërisht politikat e Gruevskit. U deshtë presioni ndërkombëtarëve që ata ta lëshojnë Gruevskin të shkojë vetë në zgjedhje për të cilat shumica pajtohen se nuk ka kushte elementare.
“Tani erdhën në situatë kur duheshte patjetër të ndalen dhe ta lënë Gruevskin të ecë vetë. Dhe kjo nuk mund të merret më si pozitive edhe ky akt i fundit që e bëjnë BDI dhe PDSH, pasi që është tepër vonë. Ata e panë më humnerën. Sikur kur i lëshon në ujë dhe vija ajo ujëvarra kur secili duhet ta shpëtojë vetveten, ata u kapën diku dhe shpëtuan, ndërsa Gruevski vazhdon”, ka deklaruar analisti politik Ismet Ramadani.
Ruzhin e porositi Ali Ahmetin që të mos ia mbrojë shpinën Gruevskit, duke përshëndetur vendimin për të mos shkuar në zgjedhje, pavarësisht se kush e ka bindur për një gjë të tillë. Ndërsa Ramadani vlerëson se faktori ndërkombëtar më nuk do të lejojë ardhjen në pushtet të garniturës aktuale. Zgjedhjet do të shtyhen derisa të krijohen kushte për të fituar opozita shqiptare dhe maqedonase./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gastroenterologu në Gjilan i largon nga stomaku baterinë e telekomandës 2-vjeçarit

OBRM-PDUKM i përgjigjet LSDM-së: Nuk ekziston asnjë marrëveshje me kompaninë private për menaxhimin e parkingut të Qendrës Klinike

Aksident mes tri veturave në Skenderaj, pesë të lënduar

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Kosova asnjë, Serbia me pesë kontrata lobimi në SHBA

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

PZAP refuzon ankesat e LVV-së për anulimin dhe përsëritjen e votimit jashtë vendit

Krasniqi reagon pas rinumërimit të votave: U vërtetua shqetësimi im – drejtësia do të triumfojë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja