Shtëpia e Bardhë ka ftuar të shtunën Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidentin e Serbisë Aleksandar Vucic për një takim të ndërmjetësuar prej saj, në të cilin SHBA do të përpiqen të rigjallërojnë bisedimet e ngecura për normalizimin mes dy vendeve.
Dy analistë amerikanë, Damon Wilson dhe Daniel Serwer folën me Zërin e Amerikës mbi pritshmëritë e takimit.
Ndërsa takimi i 27 qershorit afron, disa hollësi të rëndësishme janë bërë të ditura. Richard Grenell, i ngarkuari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për bisedimet Kosovë-Serbi, thotë se takimi do të përqendrohet te çështjet ekonomike, ndërsa çështjet politike do të lihen për t’u zgjidhur nga Bashkimi Evropian.
Disa kanë shprehur dyshimin se takimi në Shtëpinë e Bardhë mund të jetë më tepër një spektaktakël që administrata të mund ta paraqesë si sukses të saj.
Por Damon Wilson, nënpresident ekzekutiv i organizatës “Këshilli Atlantik” në Uashington, thotë se takimi është një lëvizje e mirëseardhur.
“Bota ka ndryshuar. Kemi patur një pandemi, kemi patur një recesion botëror dhe protesta në SHBA. Por edhe në vetë rajonin ka patur mjaft drama politike. Bashkimi Evropian ndryshoi udhëheqje. E gjithë kjo krijoi përshtypjen se po humbnim momentin, se ndoshta Ballkani po dilte në fund të agjendës… Tani ne shikojmë që kjo diplomaci po intensifikohet dhe kjo është gjë e mirë”, tha ai.
Daniel Serwer, i cili ka punuar prej një kohe të gjatë me çështjet e Ballkanit, nuk beson se ndarja e roleve mes SHBA dhe Bashkimit Evropian përsa i takon bisedimeve Kosovë-Serbi është një ide e mirë.
“Kjo ndarje e punës nuk ka kuptim në vështrimin afatgjatë. Evropa është në fund të fundit një bashkim ekonomik dhe Serbia e Kosova kanë ambicie për t’u bërë pjesë e këtij bashkimi ekonomik. Prandaj, që amerikanët në vështrimin afatgjatë të merren me çështjet ekonomike nuk ka kuptim, po ashtu nuk ka kuptim që evropianët të merren me çështjet politike. Sepse ndikimi dhe prestigji amerikan, sidomos aftësia e tyre për të folur me rusët do të jenë të nevojshme për të zgjidhur çështjet politike”, tha Serwer.
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell tha të hënën se ai nuk do të bëhet pengesë për Shtetet e Bashkuara, nëse ata arrijnë t’i ulin Kosovën dhe Serbinë në bisedime për paqe.
“Ne nuk jemi në konkurrencë me SHBA se kush do ta zgjidhë i pari çështjen e Kosovës”, tha ai.
“Nëse SHBA janë në gjendje t’i ulin të dyja palët së bashku, madje edhe në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë apo kudoqoftë, unë do të isha mëse i lumtur, por sot ekziston vetëm një dialog i strukturuar midis Prishtinës dhe Beogradit dhe ky është dialogu nën angazhimin e Bashkimit Evropian dhe Bashkimi Evropian është i gatshëm ta shtyjë atë përpara”, ka thënë Borrell.
Analisti Damon Wilson ka punuar në të kaluarën në Këshillin e Sigurimit kombëtar të Shtëpisë së Bardhë.
“Nëse ne kemi mësuar ndonjë gjë për dekadat e kaluara… është se kur Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian punojnë së bashku për një qëllim të përbashkët, shanset tona për sukses janë shumë e shumë më të mëdha. Kur nuk ecim bashkë, kjo lejon palët në rajon që të krijojnë probleme, nëse shprehemi kështu dhe të na vënë kundër njëri-tjetrit. Ne kemi çështje të mëdha për të zgjidhur, duhet të jemi në një linjë dhe të kemi një qëllim të përbashkët, edhe pse kemi role të ndryshme për të luajtur”, tha ai.
Nga ana e tij, Serwer thotë se edhe pse nuk është i kënaqur me gjendjen e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për Ballkanin dhe sidomos për çështjet mes Kosovës dhe Serbisë, kjo nuk do të thotë se amerikanët nuk do të dalin me diçka të rëndësishme në aspektin ekonomik.
“Dy gjëra do të kishin shumë kuptim nëse arrihen: Njëra është eliminimi i pengesave tregtare jo-tarifore dhe tjetra është zbatimi i marrëveshjeve teknike ekzistuese që janë çështje pothuajse tërësisht ekonomike mes dy vendeve. Do të dëshiroja që këto të bëheshin”, tha Serwer
I dërguari i posaçëm Richard Grenell ka përsëritur disa herë ditët e fundit se nuk ekziston ndonjë plan i fshehtë për shkëmbime territoresh si zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë.
Analisti Daniel Serwer, thotë se kjo është diçka pozitive.
“Nëse zoti Grenell thotë se nuk ekziston dhe është i gatshëm të sigurojë se nuk do të ndodhë, kjo do të më gëzonte, sepse mendoj se (ndarja territoriale) do të ishte një ide e tmerrshme. Por është gjithashtu një ide e keqe që nuk vdes kurrë. Është si një zombi që vjen përqark botës, duke pritur që dikush ta ringjallë. Dhe gjithmonë gjendet dikush që nuk e njeh Ballkanin mirë, i gatshëm për ta ringjallur”, tha ai./VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti takohet me zyrtarin amerikan, Richard Verma – bisedojnë për për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve
Anëtarët e PDK-së në KQZ: Ka tendenca të manipulohet votimi në diasporë
Paraqitet aktakuzë ndaj 16 personave në Maqedoni, policë dhe doganierë kanë kërkuar ryshfet
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025