Ana Kabashi përveç që është aktive me projekte muzikore, ajo është përdoruese e rregullt e rrjeteve sociale, e sidomos Instagramit.

Këngëtarja e njohur sjell për mijëra fansat e saj imazhe të ndryshme, në të cilat përherë paraqitet joshëse dhe me shumë stil.


Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, Ana pozoi në disa foto ku ajo shihet elegante dhe tërë shkëlqim.

annakabashi 267833062 1543610932664208 507268880802032732 n Foto: Ana Kabashi/Instagram

Me një trupore ngjyrë bezhë me pjesën e pantallonave të tejdukshëm, këngëtarja kompletoi dukjen me taka të larta, grim të theksuar dhe aksesor.

“Madam”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin  fotove sipër të cilave pranoi komente të shumta nga ana e fansave dhe miqve të saj.

annakabashi 267858324 128815432931210 5708210618068710773 n Foto: Ana Kabashi/Instagram

Ndryshe, kujtojmë që Ana edhe vitin që po lëmë pas ka sjell disa projekte muzikore, e fundit mbetet “11/11”, që u publikua në muajin nëntor. /Telegrafi/

annakabashi 269592279 307688361264533 3249602371464669826 n Foto: Ana Kabashi/Instagram