Ana Kabashi është prej emrave më të komentuar në mediat rozë, e sidomos për linjat trupore.

Këngëtarja e mirënjohur, krahas projekteve muzikore, fansave iu qëndron afër edhe me postimin e imazheve nga më të ndryshmet, përmes llogarisë së Instagram-it ku ndiqet nga më shumë se 165 mijë persona.


Edhe kësaj radhe, Ana nuk ka lënë anash ekspozimin e formave joshëse, teksa shihet e veshur me një fustan nga materiali saten me ngjyrë të gjelbër, ndërsa mbi super mban një xhaketë lëkure të zeza.

annakabashi 242976512 624313925616414 1298301142019797181 n Foto: Ana Kabashi/Instagram

Kabashi u kushton rëndësi të madhe formave trupore, prandaj edhe rezultatet janë të dukshme, pasi këngëtarja ka fizik të përsosur dhe tejet tërheqës.

annakabashi 242732795 128507052859354 389652492162075778 n Foto: Ana Kabashi/Instagram

“Potenciali i saj është i pakufishëm !! Ti je një mbretëreshë thuaji vetes këtë çdo ditë”, ka shkruar Ana në mbishkrimin e imazheve, në të cilat dukej mahnitëse si përherë.

annakabashi 243007276 224317706343113 5311330714301657800 n Foto: Ana Kabashi/Instagram

Ndryshe, këngëtarja nga Peja aktualisht po shijon suksesin e këngës “Sa kem pi”, ndërsa ajo gjithashtu në disa fotografi nga studio tregoi se ka nisë punën për projekte të reja. /Telegrafi/

annakabashi 242694524 586952955823215 4002527077304429153 n Foto: Ana Kabashi/Instagram

annakabashi 242797603 1200803023749703 1482862270341658948 n Foto: Ana Kabashi/Instagram