Ana Kabashi përveç angazhimeve në muzikë, një pjesë të mirë të kohës ia kushton edhe fizikut të saj, duke bërë që të ketë linja të përsosura trupore.

E, këto asete këngëtarja i ekspozon në imazhe të ndryshme në rrjetet sociale, ku edhe është mjaft e ndjekur.


Këngëtarja këto ditë të fundit të kësaj vere i ka shijuar në bregdet, prandaj edhe fotografitë provokuese nga atje nuk kanë munguar.

annakabashi 241313377 530748384699542 3466700916345167651 n 1 Foto: Ana Kabashi/Instagram

Në postim e radhës në Instagram, Ana ka postuar imazhe të reja nga pushimet, duke vënë në pah format e veshur vetëm në bikini.

Bukuroshja nga Peja dukej mahnitëse, ndërsa të shumta ishin edhe komplimentet nga fansat dhe miqtë e saj.

annakabashi 241740117 983947705502771 4318888466432597251 n Foto: Ana Kabashi/Instagram

Ndërkohë, Ana ka qëndruar aktive edhe sa i përket projekteve muzikore, pak ditë më parë ajo ka lansuar këngën “Sa kem pi”. /Telegrafi/

annakabashi 241363154 192403619523321 583472537064068256 n Foto: Ana Kabashi/Instagram