Pas daljes nga Big Brother VIP Kosova, këngëtarja Ana Kabashi ka vazhduar angazhimet e saj muzikore.

Këtë herë, Ana po sjell një projekt të ri me motrën e saj Arta, të cilën e kanë drejt finalizimit.


Dueti i vajzave të famshme do të jetë i kompletuar edhe nga ana vizuale që padyshim do të mirëpritet nga fansat e tyre.

Screenshot 31 6 Foto: Ana Kabashi/Instagram

Përmes një postimi që ka bërë së fundmi, Ana në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar një pjesë të shkurtër të këngës duke dhënë detaje të reja rreth saj.

Këngëtarja nga Peja ka zbuluar se projekti I ri me Artën mban titullin “Tdu hala” dhe do të lansohet të enjten, më 16 mars.

“16. 03. 2023, ora 19:00 ‘Tdu hala’, po vjen”, ka shkruar Ana teksa të dyja dukeshin tejet joshëse dhe të veshura me shumë stil.

Kujtojmë që kjo këngë e Anës vjen pas bashkëpunimit tejet të suksesshëm me reperin Getinjo “Je e vetmja dashuri” të cilën dyshja e krijuar fillimisht brenda shtëpisë së BBVK ta kompletuar pas daljes nga shtëpia e famshme. /Telegrafi/