Please enter at least 3 characters.

Zyrtarizohet kandidatura e Xhevahire Izmakut për kryetare të Vushtrrisë

Është zyrtarizuar kandidatura e Xhevahire Izmakut për kryetare të Vushtrrisë.

Izmaku ka bashkëqytetarët, anëtarët dhe mbështetës të Nismës Socialdemokrate.

"Mbrëmë në Vushtrri, me praninë e kryetarit Fatmir Limaj, miqve dhe familjarëve, si dhe strukturës së degës së Nismës, shpalla zyrtarisht kandidaturën time për Kryetare të Komunës. Me shumë përvojë dhe pasion për këtë qytet, dhe duke qenë me vite zëri i saj në Parlament, tash dua t’i shërbej Vushtrrisë plotësisht dhe drejtpërdrejtë", ka shkruar ajo.

Tutje, ajo ka pohuar "Do të punoj që Vushtrria të jetë një vend ku çdo qytetar ndihet i dëgjuar dhe ka mundësi për të ardhmen e tij dhe të familjes".

"Ftoj çdo njëri prej jush të bashkohemi në këtë rrugëtim – së bashku ta bëjmë Vushtrrinë tonë qytet në shërbim dhe jetë të mirë të të gjithë njerëzve, jo të individëve! Për Vushtrrinë që e duam"./Telegrafi/