Zyrtare: Pevqeli te Hajvalia
“Pevçeli ka qenë dëshira ime dhe kemi arritur që të nënshkruajmë me të. Është një futbollist me perspektivë dhe jam i kënaqur që do ta kem në ekip”, tha Munishi për SportPlus. Marrëveshjen e konfirmoi edhe lojtari.
Ndërsa, Munishi theksoi se kanë biseduar edhe me Dior Zabërgjën e Llamkos Kosovës dhe sipas tij, ka mbetur që Zabërgja të vendos se a do të qëndrojë në Vushtrri, apo do të transferohet në Hajvali.
“Primare për të është Llamkos Kosova. Ai do të bisedojë me zyrtarët e klubit vushtrrias dhe më pas do të vendos. Nëse do të largohet, mund të them se do të vjen në Hajvali. Kam aspirata se ai do të bëhet ndoshta lojtari më i mirë në Kosovë”, tha Munishi.
Trajneri i Hajvalisë, u shpreh i kënaqur me transferimet që ka bërë deri me tani. I pyetur se a do të mund t’i shohim ‘Gladiator 2’, ai u shpreh: “Këtë epitet duhet ta dëshmojnë dhe fitojnë futbollistët në fushë dhe mbetet të shihet gjatë kampionatit”, përfundoi Munishi.
Deri më tani, Havalia i ka bërë pesë përforcime, duke angazhuar, Arbër Prekazin, Alban Dragushën, Shemsi Osamnin e Fatlum Ramadanin, që të gjithë nga Llamkos Kosova, si dhe Mërgim Pevqelin nga Trepça. /Telegrafi/


