Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Kombinati ''Jugohrom'' ndërpret punën (Dokument)

2016/03/Jugohrom.jpg

Kombinati metalurgjik ''Jugohrom'' ka vendosur ta respektojë vendimin e Inspektoriatit të Mjedisit, që kërkon ndërprerjen e punës së këtij kombinati, për shkak të mosrespektimit të obligimeve rreth parandalimit të ndotjes së ajrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në njoftimin zyrtar të këtij kombinati thuhet se ''Me këtë shkresë, u njoftojm se JUGOHROM ALZAR dooel, f. Jegunovcë, do ta respektojë Vendimin për ndalimin e punës.''

Sipas njoftimit, ndërprerja e plotë e punës së furave të kombinatit ka filluar në mesnatë, ndërkaq nga 3 nëntori, procesi i tërë prodhues do të ndërpritet./Telegrafi/