Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Jorge Sampaoli emërohet trajner i Marseilles

2021/02/48924018-806x537-1.jpg

Olympique Marseille ka bërë disa ndryshime në klub, ndërsa më i madhi është emërimi i Jorge Sampaolit si trajner.

Trajneri Andre Villas Boas kishte dhënë dorëheqje javë më parë, ndërsa tani klubi ka emëruar zëvendësimin.

Pronari i klubit Frank McCourt sapo ka njoftuar se trajneri i ri është Jorge Sampaoli.

Trajneri ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2023.

Por nuk mbaron këtu, menaxheri i deritanishëm i përgjithshëm Pablo Longoria, tani e tutje do të mbulojë rolin e presidentit të klubit./Telegrafi/