Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Icardi rinovon me Interin (Foto)

2016/10/MauroIcardiEmpoliFCvFCInternazionalepZkgGUWWEkrx.jpg

F.C. Internazionale Milano ka njoftuar se ka gjetur akordin me Mauro Icardin për rinovimin e kontratës.

Mauro do vazhdojë të veshë fanellën zikaltër deri në fund të vitit 2021.

Argjentinasi erdhi te klubi nga Milano nga Sampdoria në sezonin 2013/2014 dhe që atëherë në Kampionat dhe Kupën e Ligës ai ka bërë 114 paraqitje dhe ka shënuar 58 gola.

Për atë kishin shfaqur interesim shumë skuadra të mëdha evropiane. /Telegrafi/