Zyrtare: Henrikh Mkhitaryan kalon te Roma
02/09/2019
Mesfushori sulmues Henrikh Mkhitaryan e ka lënë Arsenalin për ta vazhduar karrierën te Roma.
Armeni ka nënshkruar për një vit si huazim dhe do ta bartë fanellën më numrin 77.
Kosto e transferimit ka kushtuar 3 milionë euro, me bonuse që mund të shkojnë deri në 100,000 euro.
https://twitter.com/ASRomaEN/status/1168578169252851713
"Është një mundësi e shkëlqyeshme për mua që të filloj një kapitull të ri, me një klub të shkëlqyeshëm".
"Unë e di se për çfarë bëhet fjalë te ky klub dhe jam i sigurt se mund të arrijmë gjëra të shkëlqyera së bashku", ka thënë lojtari.
Armeni më parë ka bërë karriere të Shkahtar, Borussia Dortmund, Manchester United dhe Arsenal. /Telegrafi/


