Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Granit Jashari transferohet te Llapi

2023/08/FB_IMG_1691240209195.jpg

Llapi ka bërë një tjetër goditje në afatin kalimtar të verës.

Skuadra llapjane ka siguruar shërbimet e qendëembrojtësit Granit Jashari i cili u largua nga Gjilani.

24-vjeçari ka nënshkruar kontratë dh vjeçare me klubin llapjan dhe është prezantuar ngq drejtori Mentor Zhdrella:

Njoftimi i plotë nga FC Llapi (pa ndërhyrje):Super qendërmbrojtësi, Granit Jashari është bardhekaltër.KF Llapi me kënaqësi njofton për transferimin më të ri të skuadrës, qendërmbrojtësin Granit Jashari.24-vjeçari me cilësi të jashtëzakonshme në fazën e mbrojtjes, do rris edhe më tepër kualitetin e ekipit si dhe do jetë forcë shtesë për klubin që t'i arrij objektivat.Jashari ka spikatur me paraqitje edicionin e fundit ku ishte pjesë e Gjilanit, klub me të cilin u paraqit edhe në garat ndërkombëtare ku ishte titullar i padiskutueshëm.Në praninë e Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella, Graniti ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me klubin me opsion rinovimi edhe për një-vit tjetër dhe nga e hëna veç se bashkohet me grupin e futbollistëve në stërvitje.Me transferimin e Granitit dhe gjitha transferimeve tjera që kanë ardhur këtë afat kalimtar, klubi është i përkushtuar maksimalisht për t'i arritur objektivat dhe për t'ua kthyer lavdinë tifozëve siq ata duan - një ekip të fortë dhe konkurrues për trofe.Mirësevjen në shtëpinë tënde të re, Granit. Të urojmë suksese me fanellën bardhekaltër. /Telegrafi/