Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Gentrit Limani përforcon Llapin

2023/01/326366173_742474834146819_1390414836867585459_n.jpg

Llapi ka vazhduar me përforcime gjatë afatit kalimtar të janari.

Skuadra llapjane ka angazhuar mesfushorin ofensivë, Gentrit Limani i cili vije nga futbolli gjerman.

Limani më parë ka qenë pjesë e Kosovës U21, derisa ka bërë karrierë në futbollin gjerman te Hamburg II.

Njoftimi i plotë nga FC Llapi:KF Llapi konfirmon marrëveshjen e arritur me mesfushorin ofensiv, Gentrit Limani.22-vjeçari është bashkuar sot me ekipin në përgatitjet finale para ndeshjes së Kupës dhe edicionit pranveror të Superligës.Limani është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U-21, ndërsa më parë ka veshur fanellën e Kosovës edhe për grupmoshën U-19.Karrierën e tij e ka nisur tek kategoritë e reja të Eintracht Frankfurt, kurse ka vijuar me paraqitje tek:Kickers Offenbach U17 (26 ndeshje, 8 gola, 4 asistime)VfL Bochum U19 (45 ndeshje, 9 gola, 11 asistime)Hamburger SV II (52 ndeshje, 4 gola, 10 asistime) dhe së fundmi tekFC Rot-Weiß Koblenz (23 ndeshje, 1 gol, 4 asistime).Prezantimin e Limanit e ka bërë Presidenti i klubit, z. Beqir Batatina i cili i ka dëshiruar mirëseardhje dhe suksese me fanellën e KF Llapit. Llapit/Telegrafi/