Zyrtare: Favre trajner i Dortmundit
117:" during the UEFA Europa League group K match between Vitesse and OGC Nice on December 7, 2017 in Arnhem, Netherlands.
19:"Dean Mouhtaropoulos
22/05/2018
Borussia Dortmundi është bërë me trajner të ri pas largimit të Peter Stoger.
Klubi gjerman ka konfirmuar pak minuta më parë emrimin e Lucien Favre në krye të skuadrës dhe ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2020.
Zvicerani në sezonin e fundit ishte në krye të Nices dhe 'Les Aiglons (shqiponjat)' me atë u renditën në vendin e tetë në Ligue 1.
60-vjeçari në Signal Iduna Park pritet të vazhdojë lojën sulmuese, ku do të tentojë të rivalizojë Bayern Munichun në luftën për titull.
Por, kjo nuk është provoja e parë e Peter Bosz në Bundesligë.
Ai në të kaluarën ka drejtuar edhe skuadrat si Hertha (2007-2009) e Borussia Monchengladbach (2011-2015).
Ndërsa karrierë si trajner e filloi te klubi zviceran Echallens në vitin 1991. /Telegrafi/


