Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Evertoni transferon futbollsitin e dorës së dytë për 30 milionë euro (Foto)

2016/08/bolasie.jpg

Everton ka zyrtarizuar anësorin francez, Yannick Bolasie.

Yannick Bolasie është transferuar nga Crystal Palace tek Evertoni.

Anësori francez ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me klubin nga Liverpooli.

Shuma e transferimit nuk është bërë publike ende nga asnjëra skuadër, por besohet të jetë rreth 30 milionë euro.

Ndryshe, Bolasie ishte shumë i dalluar në sezonin e fundit në Ligën Premier, ku nga 26 ndeshje ka shënuar pesë gola, teksa ka asistuar edhe në gjashtë të tjerë. /Telegrafi/