Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Emerson lojtar i Chelseat, i lumtur për transferimin

2018/01/48BE834200000578-5331705-image-a-30_1517350701696.jpg
30:"© Chelsea FC via Getty Images

Chelsea e ka zyrtarizuar ardhjen e Emerson Palmieri në orët e vonona të mbrëmjes, duke e transferuar nga Roma. 

Mbrojtësi 23-vjeçar ka nënshkruar për katër vite e gjysmë, ndërsa do ta bartë fanellën me numrin 33.

Flitet se transferimi është kompletuar për shifrën e 20 milionë eurove dhe 6 milionë euro bonuse.

Emerson gjatë prezantimit

“Kam ardhur këtu pasi është një klub i madh me një histori të madhe. Kur e vesha fanellën e pash se çfarë ndjesie e madhe është të jesh në një klub kaq të madh”.

“Futbollin anglez e përcjell që në moshën 15 vjeçare. Zhvillohet një lojë shumë e bukur dhe më e bukur do të jetë kur do të luaj këtu”, ka thënë Emerson në prezantim.

Lojtari do ta bartë numrin 33

Edhe drejtorja e Chelseat, Marina Granovskaia, është shprehur e lumtur që kanë nënshkruar me një lojtar të talentuar si Emerson.

“Jemi të entuziazmuar dhe i urojmë mirëseardhje në klub Emersonit. Ai është i ri dhe i talentuar”. /Telegrafi/