Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Drita përforcohet në mesfushë me Ensar Huruglicën

2024/02/417433243_970325871209813_1982796067244468017_n-e1706969630184.jpg

Drita ka zyrtarizuar edhe afrimin e dytë brenda ditës dhe të katërtin këtë afat kalimtar dimërorë.

Skuadra gjilanase ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit Ensar Huruglica.

20-vjeçari që luan në pozitën e mesfushorit defensivë te Drita vije nga skuadra zvicerane SC Kriens. Ai më parë ka qenë edhe pjesë e grupmoshave te skuadra tjetër zvicerane Luzern.

Njoftimi i plotë nga Drita FC:Ensar Huruglica kthehet në qytetin e tij të lindjesEnsari bashkohet me ne si një djal i qytetit tonë me shumë potencial.I rritur në Zvicër ku së fundmi ishte pjesë e ekipit të Kriens, Ensari shquhet si një djal me shumë potencial.20 vjeqari është prezantuar nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje.Klubi ynë FC DRITA do të jetë shtëpia ku talentin e tij prej një futbollisti në rritje e sipër tash e tutje do ta shfaqë në fanelën bardhë e kaltër.Mire se vjen Ensar. /Telegrafi/