Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Drita nënshkruan me mbrojtësin Blerton Sheji

2024/06/page-68.jpg

Drita ka vazhduar me përforcime, pasi ka zyrtarizuar edhe të katërt brenda 24 orëve të fundit.

Skuadra gjilanase tani ka zyrtarizuar marrëveshjen me mbrojtësin e krahut të majtë Blerton Sheji.

Anësori i talentuar i bashkohet Dritës nga skuadra shqiptare e Maqedonisë së Veriut, FC Shkupi, derisa më herët ka luajtur edhe për Strugën.

Njoftimi i plotë nga FC Drita:Blerton Sheji nënshkruan me neKlubi jonë FC DRITA ju njofton që ka arritur marrëveshje për shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë Blerton Sheji.Sheji vjen nga kampionati i Maqedonisë së Veriut ku për tre sezone ishte pjesë e FC Shkupit.Para se të transferohej në Shkup, Blertoni ishte pjesë edhe e FC Struga TrimLum për dy sezone 2019/20 dhe 2020/21.Blertoni do të jetë një përforcim shumë i rëndësishëm për ekipin. Blertoni ka nënshkruar kontratë tre vjeqare dhe do të jetë pjesë e klubit deri në qershor 2027.Mirë se vjen Blerton. /Telegrafi/