Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Di Maria transferohet në PSG

2016/01/zyrtare-di-maria-transferohet-n-euml-psg_hd.jpg

Mesfushori argjentinas, Angle Di Maria, edhe zyrtarisht është lojtar i gjigantit francez Paris Saint Germain.

Ish-mesfushori i Real Madrid, ka lënë Manchester Unitedin për t’iu bashkuar parisienëve duke nënshkruar kontratë katër vjeçare.

Sipas medieve angleze dhe atyre franceze, Angel Di Maria, i ka kushtuar kampionit francez rreth 44 milionë funte.

27-vjeçari vetëm një vit më parë iu bashkua Unitedit nga Real Madrid, mirëpo nuk arriti të tregojë atë që pritej në ‘Old Traford’. /Telegrafi/