Zyrtare: Bernardeschi lojtari i ri i Torontos në MLS
15/07/2022
Federico Bernardeschi është lojtari më i ri i ekipit Toronto nga MLS.
Bernardeschi është transferuar në Major League Soccer si një lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Juventusin.
Zonja e Vjetër nuk kishte shprehur interesim që të nënshkruajë vazhdim të kontratës me italianin.
Lajmin për transferimin e Bernardeschit në Kanada e ka konfirmuar vet klubi me një postimi në rrjetet sociale.
28 vjeçari është pritur që të vazhdojë karrierën në Evropë, kur kihet parasysh mosha e tij.
Ai ka nënshkruar për katër vite me Toronton, klub që disa ditë më herët nënshkroi edhe me Lorenzo Insignen dhe Domenico Crisiton. /Telegrafi/


