Zyrtare: Berat Gjimshiti largohet nga Atalanta, transferohet në Arabinë Saudite
Berat Gjimshiti i ka dhënë fund aventurës së tij në Serie A, pas transferimit zyrtar nga Atalanta te Al Diriyah në Arabinë Saudite.
Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë është transferuar për shumën e 3 milionë eurove, duke nisur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij në futbollin saudit.
Gjimshiti ishte pjesë e Atalantës prej vitesh, ndërsa gjatë qëndrimit në Bergamo u shndërrua në një nga figurat më të rëndësishme të skuadrës, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit.
فـي سمـاء المـجـد له صولـه وجـوله🦅
• سـيـرة الـطـيـر.. وسـبـوقه 📈 https://t.co/h2CAarhEM2pic.twitter.com/dU2IA19mZm
— نادي الدرعية (@diriyahclub) August 10, 2026
Pas zyrtarizimit të largimit, mbrojtësi shqiptar ka ndarë një mesazh emocionues për klubin dhe qytetin e Bergamos.
“Mbërrita i ri në Bergamo, largohem me shumë krenari dhe me një shtëpi të dytë e familje. Faleminderit Atalanta dhe qyteti i Bergamos”, u shpreh Gjimshiti.
Tashmë, 31-vjeçari do të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, ku do të jetë pjesë e Al Diriyah dhe do të përballet me një sfidë të re pas një periudhe të gjatë e të suksesshme në futbollin italian. /Telegrafi/


