Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Ballkani transferon sulmuesin Bernard Karrica nga Rijeka

2023/09/page-14.jpg

Bernard Karrica është transferimi më i ri i Ballkanit të Suharekës.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka transferuar sulmuesin e talentuar nga skuadra kroate Rijeka.

Karrica e ka nisur karrierën te Gjakova, derisa ka bërë karrierë edhe te akademia e Dinamo Zagrebit si dhe në Slloveni si i huazuar nga Rijeka.

22-vjeçari luan në rolin e sulmuesit anësorë derisa ka qenë edhe pjesë e Kombëtares së Shqipërisë U21.

Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:E prezantojmë edhe një armë të fortë në pjesën ofensive Me kënaqësi njoftojmë të gjithë dashamirët tanë se skuadrës kampione i bashkohet edhe Bernard Karrica.22 vjeçari që ishte pjesë edhe e shpresave të Kombëtarës së Shqipërisë (U-21), ka luajtur për disa skuadra të Kroacisë, përfshirë Rijekan dhe Dinamo Zagrebin.Klubi i dëshiron Karricës suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta. /Telegrafi/