Zyrtare: Ballkani përforcohet me Dijar Nikqin
27/07/2026
Ballkani e ka kompletuar afrimin e qendërsulmuesit Dijar Nikqi.
Nikqi që në të kaluarën ka përfaqësuar edhe Shqipërinë në grupmoshat U21 është afrimi më i fundit i “Xhebrailave”, që synojnë ta fitojnë titullin kampion.
Komunikata e plotë pa ndërhyrje e klubit nga Suhareka:
“Mirë se vjen, Dijar Nikqi!
Sulmuesi 21 vjeçar, Dijar Nikqi, është përforcimi më i ri i skuadrës sonë.
Ai luan në pozitën e qendërsulmuesit dhe ka qenë pjesë e klubeve si Tirana, Teuta, Vora dhe së fundmi Liria. Gjithashtu ka përfaqësuar Shqipërinë me kombëtaren U21”.
Përndryshe, Ballkani do të provojë që të enjten ta përmbysë ekipin nga Irlanda, Bohemians pas humbjes befasuese në javën e kaluar./Telegrafi/


