Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Ballkani nënshkruan me portierin Bledar Hajdini

2018/12/Bledar-Hajdini.jpg

Portieri llapjan, Bledar Hajdini ka nënshkruar me klubin nga Suhareka, Ballkanin.

Superliga e Kosovës ka përfunduar sezonin vjeshtor me ndeshjet e fundit të zhvilluara javën e kaluar.

Megjithatë, skuadrat kosovare nuk po qëndrojnë duarkryq dhe po mendojnë për sezonin pranveror.

Njëri nga klubet që nuk ka ndalur punën është Ballkani, i cili sot (e premte) gjatë ditës ka përfunduar me sukses një transferim të ri.

Është portieri llapjan, Bledar Hajdini, i cili ka kompletuar transferimin te klubi nga Suhareka.

Njoftimi i transferimit të Hajdinit erdhi nga vet Ballkani me anë të një postimi nga profili zyrtar në Facebook.

Më poshtë keni postimin pa ndërhyrje të Ballkanit: "Bledar Hajdini, përforcimi i parëTherandë, 14 dhjetor 2018, - FC Ballkani ka arritur akord bashkëpunimi me portierin Bledar Hajdini.Bledari është i huazuar nga FC Llapi në skuadrën tonë dhe është prezantuar nga drejtori sportiv z.Lulzim Kolgeci dhe menaxheri i skuadës z.Idriz Hajrizi.Faleminderit për mundësine e bashkpunimit Kryetarit të FC Llapit Z. Tahir BatatinaNa priftë e mbara"./Telegrafi/