Zyrtare: Artim Pollozhani merr drejtimin e Ballkanit
09/09/2024
Ballkani ka zyrtarizuar trajnerin e ri pas laegimit të Ilir Dajës.
Artim Pollozhani është rikthyer te Ballkani, ku kësaj radhe në postin e trajnerit.
Pollozhani më parë ka qenë pjesë e Ballkanit si ndihmëstrajner i Ilir Dajës.
Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:Mirë se u ktheve në shtëpinë tënde, Artim Pollozhani.Është një nder dhe kënaqësi e madhe që të kemi si kryetrajner të ri të FC Ballkani-t.Përvoja dhe njohuritë e tua për klubin tonë janë një vlerë e shtuar, ku së bashku synojmë të ecim edhe më shumë drejt qëllimëve tona.Të urojmë një rifillim sa më të suksesshëm në këtë rrugëtim të ri.Na Priftë e mbara Pollo. /Telegrafi/


