“Zona e luftës” në Hamburg (Foto dhe video)
03/06/2012
Përplasja e përgjakshme e antifashistëve, neonazistëve dhe e policisë ka përfunduar me 700 të arrestuar dhe me një dëm prej mbi 1.5 milionë euro.
E shtuna e përgjakshme e Hamburgut u zhvillua kështu: Rreth një mijë neonazistë organizuan marshin e tyre në veri të qytetit. Në synimin e tyre vendosën t’i ndalojnë afro 10 mijë antifashistë të cilët janë mbledhur në kundër-protestën e tyre me moton “Hamburgu e tregon fytyrën e vërtet”. Edhe pse protestat siguroheshin me më shumë se një mijë policë, pasionet e flakta nuk mundën t’i mbajnë ata nën kontroll.
Policia shpërndau protestuesit me topa të ujit. /Telegrafi/


