Zoë Kravitz nuk e fsheh më unazën, zbulohet propozimi romantik i Harry Styles
Zoë Kravitz është shfaqur në New York City duke treguar unazën e saj të re të fejesës, teksa detaje të reja kanë dalë për propozimin nga Harry Styles.
37-vjeçarja nuk e ka fshehur unazën me diamant të madh në gisht, ndërsa u pa gjatë një daljeje të përditshme, e veshur thjesht dhe me kapuç.
Sipas vlerësimeve të ekspertëve të bizhuterive, unaza dyshohet të jetë rreth 10 karatë dhe mund të kushtojë rreth 1 milion dollarë rreth (930 mijë euro), shkruan DailyMail.
Burime pranë çiftit thonë se propozimi ka qenë “romantik dhe i modës së vjetër”, ndërsa Kravitz thuhet se ka thënë menjëherë “po”, duke u përshkruar si “çmendurisht e dashuruar”.
Çifti, i cili ka nxitur prej muajsh spekulime për një lidhje serioze, është parë shpesh së bashku në Londër dhe New York, duke e bërë tashmë fejesën e tyre një nga temat më të komentuara në showbiz. /Telegrafi/


