Please enter at least 3 characters.

Zjarr në ndërtesën e qeverisë

2017/04/1121-1.jpg

Në Ministrinë e Administratës Publike, që ndodhet në objektin e ish-Rilindjes është shkaktuar zjarr rreth orës 12:18.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës bëri të ditur për Telegrafin se Policia dhe Njësitet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nuk ka të lënduar.

Zëdhënësja e Policisë tha se është herët të dihet se cili është shkaktari i zjarrit.