Please enter at least 3 characters.

Zjarr në ‘Kosova A’, nuk ka të lënduar

2016/01/f.0501000338128_m.jpg

Zjarri ka shpërthyer pas orës 15 në shiritat transportues të qymyrit, nga të cilët furnizohet me këtë lëndë Blloku 3 i këtij termocentrali. Në ndihmë për të shuar zjarrin kanë arritur ekipe të zjarrfikësve të disa komunave përreth, të KFOR-it dhe të FSK-së.

Siç raporton Koha.net, mediave nuk u është lejuar të kishin qasje në brendi të oborrit të këtij termocentrali, siç është thënë, me urdhër të policisë, e cila ka ndaluar hyrjen për shkaqe sigurie.

Zyrtarë të KEK-ut kanë bërë të ditur se është formuar një komision, i cili do të merret me gjetjen e shkaqeve që çuan në shkaktimin e zjarrit. /Telegrafi/