Please enter at least 3 characters.

Ziyech po rikthehet te Ajaxi, ka vetëm një pengesë për tu zyrtarizuar largimi i tij nga Chelsea

2022/08/copyright-proshots-17451559.jpg

Hakim Ziyech do të rikthehet te Ajaxi pas dy viteve të kaluara te Chelsea.

Mesfushori ofensivë nuk ka arritur të lë gjurmë në 'Stamford Bridges' dhe trajneri Thomas Tuchel i ka bërë të qartë se nuk është në planet e tij.

29-vjeçari u kërkua nga Milan, Manchester United e Newcastle United, por ka hedhur poshtë të gjitha këto oferta.

Reprezentuesi maroken ka arritur marrëveshje personale me Ajaxin dhe do të rikthehet në 'Johan Cruyff Arena' për sezonin e ri.

Ziyech do të nënshkruajë një kontratë katër vjeçare me kampionin në fuqi holandez, teksa Chelsea do të fitojë mbi 20 milionë euro nga shitja e tij.

Zyrtarizimi i tij po vonohet pasi Ajax pret të kompletohet transferimi i brazilianit Antony te Manchester United për shifrën e 100 milionë eurove.

Ziyech kishte luajtur edhe më parë te Ajaxi nga viti 2016 deri më 2020 ku në 165 ndeshje zyrtare kishte shënuar 49 gola e kishte asistuar në 81 të tjerë./Telegrafi/