Please enter at least 3 characters.

Zidane refuzon shansin për të nënshkruar me Draxlerin

2019/04/Draxler.jpg
283:"MANCHESTER, ENGLAND - FEBRUARY 12: Julian Draxler of Paris Saint-Germain during the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Manchester United and Paris Saint-Germain at Old Trafford on February 12, 2019 in Manchester, England. (Photo by Michael Steele/Getty Images)
12:"Getty Images

Menaxheri i Real Madridit, Zinedine Zidane nuk është i interesuar të nënshkruajë me mesfushorin me tipare sulmues të Paris Saint-Germain, Julian Draxler.

Ylli gjerman ka mbetur një zgjidhje e dytë në taktikat e trajneri Thomas Tuchel te klubi parisien.

Situata e tij ka bërë që Draxler të mendojë largimin nga Parc des Princes, ku skuadrat e interesuara për të nuk mungojnë.

Gjatë muajve të kaluar është përfolur edhe një interesim i Real Madridit për të, por mediat angleze mohojnë një gjë të tillë.

Julian Draxler (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Draxler është në dispozicion për 45 milionë euro, por Zidane thuhet se po refuzon mundësinë për të sjellë gjermanin në Bernabeu.

Në vend të tij, trajneri i Los Blancos është i prirur të transferuar Paul Pogba dhe Eden Hazard në sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/