Zidane nuk llogarit në të, Juventusi pas Dani Ceballos
263:"SEVILLE, SPAIN - JANUARY 13: Dani Ceballos of Real Madrid CF celebrates after scoring during the La Liga match between Real Betis Balompie and Real Madrid CF at Estadio Benito Villamarin on January 13, 2019 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
Dani Ceballos dhe Isco . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images
02/05/2019
Dani Ceballos u bashkua me Real Madridin dy vite më parë nga Real Betis me shumë bujë.
Mesfushori spanjoll është ndër më të talentuarit në La Liga në pozitën e tij, por ka dështuar të gjejë vetën te Los Blancos.
Me rikthimin e Zidanes në krye të klubit, gjasat që ai të luaj janë zbehur edhe më shumë, pasi francezi nuk llogarit në shërbimet e Ceballos.
E ardhmja e mesfushorit 22-vjeçar mund të jetë në kampionatin italian Serie A.
Janë kampionët e ri të Italisë, Juventus që janë vënë në ndjekje të lojtarit.
Mediat spanjolle kanë raportuar se Zonja e Vjetër është gati të shpenzojë 30 milionë euro për transferimin e Ceballos.
Gjithsesi interesim për lojtarin kanë shprehur edhe skuadrat tjera si Napoli, Arsenal, Tottenham e Liverpool. /Telegrafi/


