Please enter at least 3 characters.

Zidane: Nuk jam gati për të qenë trajner i Realit

2016/01/zidane-nuk-jam-gati-p-euml-r-t-euml-qen-euml-trajner-i-realit_hd.jpg

Strategu italian u largua nga Bernabeu, pasi dështoi të fitonte ndonjë titull në sezonin që lamë pas, kurse vendin e tij e zuri Rafael Benitez.

Edhe pse emri i francezit përmendej si zëvendësues ideal i Ancelottit, ai thekson se nuk ishte i gatshëm akoma për këtë punë, transmeton koha.net.

“Zidane, trajner i Real Madridit. Dukej ide e mirë. Por nuk ishte kurrë në plan”.

“Doja të vazhdoja me klubin e të rinjve, sepse nuk jam akoma gati. Një trajner nuk është kurrë komplet gati. Pa u bërë të gjitha dritat e gjelbra, ne nuk ndërmarrim asgjë”.

“Por, jam i qetë dhe do t’i bëj gjërat në mënyrën time dhe kjo do të më marrë kohë”, ka thënë Zidane për RTL. /Telegrafi/