Zidane ka dyshime për formën e Modric
127:" during the UEFA Super Cup between Real Madrid and Atletico Madrid at Lillekula Stadium on August 15, 2018 in Tallinn, Estonia.
21:"Alexander Hassenstein
06/05/2019
Zinedine Zidane ka nisur të ketë dyshime lidhur me të ardhmen e Luka Modricit - raporton Marca.
Trajneri i Real Madridit nuk është i kënaqur me paraqitjet e fundit të mesfushorit kroat, pasi dyshon se ai mund ta rikthejë formën e mëparshme.
Fituesi i Topit të Artë në muajin shtator do të mbushë 34 vjet dhe legjenda franceze nuk e di në se ai mund të jetë bartësi kryesor i lojës në mesfushë.
Nga ana tjetër, Modric nuk dëshiron të largohet nga Reali që nga rikthimi i Zidane dhe bordi i klubit dëshiron ta mbajë.
Theksojmë se gjatë dimrit, ai ishte i lidhur me një kalim te Interi, mirëpo transferimi nuk ndodhi. /Telegrafi/


