Please enter at least 3 characters.

Zidane flet për mundësinë e shkarkimit: Unë kurrë nuk kam menduar se jam i paprekshëm

2020/06/GettyImages-1209747353.jpg
249:"MADRID, SPAIN - MARCH 01: Zinedine Zidane, Manager of Real Madrid looks on prior to the Liga match between Real Madrid CF and FC Barcelona at Estadio Santiago Bernabeu on March 01, 2020 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Zinedine Zidane  ka folur për kritikat e marra kohëve të fundit për shkak të paraqitjeve të dobëta të Real Madridit, por ai është i vetëdijshëm se puna e tij mund të jetë në rrezik në çdo moment.

Francezi shpjegoi se ai do të përpiqet të ndihmojë ekipin e tij të gjejë formën pavarësisht se ka kaluar një periudhë të vështirë si në LaLiga Santander ashtu edhe në Evropë.

" Unë kurrë nuk kam menduar se jam i paprekshëm, as si lojtar, as si trajner dhe as si person".

"Unë jam këtu për ta jetuar këtë deri në ditën e fundit”.

"Është pozicioni im, kështu është. Kur nuk fiton, është kështu. Është normale që kritika të ekzistojë, por nuk do të ndryshojë atë që unë mendoj”.

"Ka pasur momente të tjera të vështira. Kjo është e tashmja dhe ndihem i fortë për të gjetur zgjidhjet. Ajo që duam është të luajmë një lojë të mirë", ka thënë Zidane në konferencën e tij për shtyp përpara ndeshjes me Sevillan. /Telegrafi/