Please enter at least 3 characters.

Zhernovski: Lajm i mirë nga Spanja

2016/07/Andrej-Zhernovski.jpg

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski në rrjetin social 'Facebook' shkroi se ka lajme të mira nga Spanja.

Ai theksoi se është mbajtur seanca konstitutive në Kuvendin e Spanjës, njofton Telegrafi Maqedoni.

"Me 166 vota, Merichel Bateg u zgjodh për kryetar të Kongresit, dhe menjëherë nisi formimi i komisioneve kuvendare. Për ne, në kuadër të ratifikimit të fundit të Protokollit për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO, është lajm i mirë", shkroi Zhernovski.

Ai shto se pas Samitit të djeshëm të NATO-s në Londër, tashmë është e qartë se Maqedonia është anëtar i barabartë i bashkësisë globale./Telegrafi/