Please enter at least 3 characters.

Zhegrova nuk grumbullohet për ndeshjen ndaj Parmës, shtohen zërat për transferimin e tij te Lazio

Sulmuesi anësor kosovar, Edon Zhegrova nuk është grumbulluar fare për ndeshjen e sotme (e shtunë) të Juventusit dhe kjo ka shtuar edhe më shumë zërat rreth një largimi të tij drejt Lazios në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.

Juventusi luan sonte në mbrëmje ndeshjen e xhiros së dytë në Serie A, pasi e pret Parmën në Allianz Stadium nga ora 20:45.

Vetëm disa orë para ndeshjes kundër Parmës, trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, njoftoi listën e tij të lojtarëve të ftuar.

Yjet si Kenan Yildiz, Khephren Thuram dhe Weston McKennie mungojnë për shkak të lëndimit, por në listë vërehet edhe mungesa e yllit kosovar, Edon Zhegrova.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, mungesa e Zhegrovës lidhet me arsyet e një transferimi të mundshëm këto ditë.

Lojtari prishtinas është vënë në shënjestër të Lazios, të cilët kanë filluar diskutimet fillestare eksploruese me drejtuesit e Juventusit.

Me Nico Gonzalez të konfirmuar në skuadër, ish-lojtari i Lille mund të shitet, duke pasur parasysh numrin e madh të lojtarëve sulmues në dispozicion të Spallettit. /Telegrafi/