Please enter at least 3 characters.

Zhduket një person në Kllokot – Policia në kërkim

2019/11/auto_auto_zhduket-640x445_1507109718-1902803150711085015232168941523216909-730x440.jpg

Policia në Gjilan ka bërë të ditur se një person nga Komuna e Kllokotit është raportuar si i zhdukur.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti është raportuar ditën e djeshme dhe vendndodhja e personit ende mbetet e panjohur.

“Bazuar në dëshmitë e familjarëve dhe dëshmitarëve, viktima – mashkull kosovar – është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet se ku ndodhet”, thuhet në njoftim.

Policia ka njoftuar se njësitet përkatëse janë angazhuar dhe po punojnë në zbardhjen e rastit. /Telegrafi/